Friday, 13. February 2026
Sport

ENBL, Prishtina përball Dinamos në “play-off”

GS 13/02/2026 1 Min. Lesezeit

Sigal Prishtina ka mësuar emrin e kundërshtarit me të cilin do të përballet në “play-off” të ligës ENBL të basketbollit.

16-të skuadra nga 13 shtete kanë arritur të kualifikohen në “play-off” të kësaj gare, ku tetë prej tyre do të avancojnë në 1/8 e finales.

Në mesin e këtyre skuadrave të fazës “play-off” është edhe Sigal Prishtina, e cila do të përballet me ekipin nga Kroacia, Dinamo Zagreb.

Fituesi në “play-off” do të përcaktohet me një ndeshje, ku Prishtina do të luaj në Zagreb kundër Dinamos.

Seria “play-off” nis më datën 4 mars dhe përfundon më  12 mars, ku fituesit do të kualifikohen në 1/8 e finales, fazë kjo që do të luhet me nga dy ndeshje, e para më 17 mars dhe e dyta më 2 prill.

Në rast se Prishtina eliminon Dinamon, atëherë në 1/8 e finales do të luaj kundër fituesit të ndeshjes Manchester – Dubrava për ta kërkuar një vend në “Final Four”.

Teilen: