• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ende nuk dihet për sa kohë do të mungojë Mbappe

27/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xabi Alonso nuk ka dhënë informata të reja në lidhje me sulmuesin Kylian Mbappe, nëse ai do të luajë në ndeshjen e radhës në Kupën e Botës për Klube.

Trajneri spanjoll i Real Madridit luajti në mungesë të Mbappes në tri ndeshjet e para të fazës grupore, pasi francezi pati telashe me stomak javën e kaluar.

Edhe pse është kthyer në stërvitje, Mbappe ishte as në bankën rezervë në fitoren 3:0 ndaj Salzburgut të premten në mëngjes.

“Nuk dua të bëhem optimist dhe të dalë jashtë vetes, por ai na duhet sepse është futbollist i klasit botëror, njëri prej më të mirëve në botë. Shpresojmë që ta kemi shpejtë në skuadër”, ka thënë Alonso kur u pyet nëse Mbappe do të luajë ndaj Juventusit.

Mbappe, bashkë me Lionel Messin, kanë qenë dy prej lojtarëve që janë pritur më së shumti në këtë Botëror.

Messi ka shkëlqyer deri tani me Inter Miamin, ndërsa Mbappe ende nuk e ka zhvilluar asnjë minutë.

Për Mbappen është raportuar ditë më parë se ai ka pasur telashe edhe me ish-klubin, Paris Saint-Germainin, për 55 milionë euro të pagave, të cilat ai pretendon se nuk i janë paguar.

26-vjeçari Mbappe ishte golashënuesi më i mirë i Realit në sezonin e kaluar, me 43 gola në 56 paraqitje.

Next Post

Merkato/ Lindon Selahi drejt Polonisë, ish-trajneri i ofron 500 mijë euro në vit për tri sezone

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.