“Ende nuk mund ta besoj që u eliminuam kështu, pas një ndeshjeje me 10 lojtarë. Luftuam deri në penallti, mund të kishim shënuar tre ose katër gola dhe është vërtet një zhgënjim i madh për të gjithë”.
Është ky komenti i dhënë sot për “Rai” nga Leonardo Spinazzola, që më tej shtoi: “Fëmijët italianë do të shohin një tjetër Kupë Bote pa Italinë. Është e trishtueshme të shohësh të rinj duke qarë, shpresoj se do të kenë shumë në të ardhmen“.
Italia u eliminua me penallti nga Bosnjë-Herzegovina, pas një barazimi 1-1 për 120 minuta. Sipas Spinazzola, disa incidente nuk u gjykuan mirë: “E dinim se do të ishte e vështirë me 10 lojtarë, por patëm tre ose katër raste. Është vërtet një zhgënjim i madh”.
Ai pranon se për të ishte shansi i fundit për të shkuar në Botëror: “Për mua, padyshim. Është turp për të gjithë Italinë. Gattuso ishte një surprizë e jashtëzakonshme. Pashë gjithçka që duhet të ketë një trajner dhe nuk mendoj se ai duhet të ndryshohet“.