Nëntë garat e këtij sezoni në Formula 1 flasin qartë për dominimin absolut të nga skuadra MekLaren, që po shfaq një potencial të jashtëzakohshëm në pistë.
Që në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, kjo skuadër ishte treguar në nivele shumë të lartë, duke marrë edhe titullin e konstruktorëve, ndërsa tashmë duket se e ka thelluar edhe më shumë hendekun me rivalët.
Oskar Piastri dhe Lando Norris, duket se kanë kthyer në duel mes tyre çështjen e titullit kampion, ndëra menaxhimi i pilotëve nga ekipi do të jetë sigurisht shumë i rëndësishëm, gjithashtu për të shmangur atë që ndodhi vite më parë te Mercedesi mes Luis Hamilton dhe Niko Rosbergut, një rivalitet aq i nxehtë sa që dëmtoi edhe ekipin.
Por nga ana tjetër rivalët nuk duken të dorëzuar, pasi në shtëpinë e Red Bullit besojnë ende të përmbysja e Maks Vershtapenit.
Dy makinat MekLaren janë të pakapshme dhe pas tyre është Red Bulli i Vershtapenit, i cili po lufton fort për të mbajtur ritmin e kryesuesve, edhe pse gara e fundit në Spanjë ishte zhgënjyese për pilotin holandez.
Megjithatë të Red Bulli ka nga ata që nuk kanë ndërmend të dorëzohen, përkundrazi, lëshojnë sfidën për pjesën e dytë të sezonit. Këshilltari i skuadrës, Helmut Marko, gjatë një prononcimi për “Servus TV”, rilançoi ambiciet e Red Bullit.
“Më parë me Sebastian Fetelin kemi arritur të rikuperojmë 44 pikë nga Fernando Alonso, gjithashtu edhe Vershtappen ia ka dalë në të shkuarën që të rikuperojë 46 pikë”, kujton superkonsulenti i Red Bullit. Sfida tashmë është lëshuar, edhe pse Marko sigurisht nuk i fsheh vështirësitë:
“Do të jetë e vështirë këtë vit, edhe sepse makina që kemi nuk është në nivelin e MekLarenit. Ata nuk kanë rënie, ndërsa ne arrijmë të jemi konkurrues një herë në tre ose katër gara.
Disavantazhi do të rritet nëse nuk i rregullojmë problemet që kemi. E dimë se do të jetë shumë e vështirë”, pranon Marko.
Aktualisht Vershtapen është 49 pikë prapa liderit të renditjes, Oskar Piastri. Holandezi humbi nëntë pikë pas penalizimit prej 10 sekondash për manovrën e rrezikshme ndaj Xhorxh Rasëll në Çmimin e Madh të Barcelonës.