Monday, 4. May 2026
Sport

Endrick: A do të kthehem te Real Madridi? Do të bëj çfarë të më thotë gruaja!

GS 04/05/2026 1 Min. Lesezeit

Për Endrick eksperienca në Francë është mjaft pozitive dhe tashmë ritkhimi i tij në Madrid nuk është më i sigurt. 19-vjeçari ishte protagonist në javën që sapo u mbyll në Ligue 1 pasi shënoi gol për Olympique Lyonnais në fitoren 4-2 përballë Rennes.

Me këtë fitore, Lyon ngjitet në vendin e tretë në Ligue 1, pozicion ky që i garanton akses të drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, dy pikë përpara Lille, e cila është e katërta.

Siç dihet 19-vjeçari është në dy ndeshjet e fundit në Francë sipas akordit që ekziston mes Lyon dhe Real. Braziliani është huzar në Francë, por për të ardhmen e tij ende nuk dihet asgjë. Në këtë drejtim nuk është aspak i qartë.

“Do të bëj atë që më thotë Zoti, atë që më thotë gruaja ime. Nëse më duhet të qëndroj te Lyon, do të qëndroj me kënaqësi”, tha Endrick përballë gazetarëve, të cilët e pyetën se ku do të luante sezonin e ardhshëm.

Teilen: