Tuesday, 19. May 2026
Sport

Endrick martohet në befasi

GS 17/09/2024 1 Min. Lesezeit

“Mateu 19:6: ‘Pra, nuk ka më dy, por një mish; prandaj, atë që Perëndia e ka bashkuar, të mos e ndajë njeri’.

Më në fund ne u martuam”, – ka shkruar Endrick Felipe (18 vjeç) dhe Gabriely Miranda (21 vjeçe) në rrjetet e tyre sociale, duke konfirmuar se janë martuar në befasi.

Sulmuesi brazilian i Real Madridit rrëfeu në “Conversa con Bial” se synimi i tij ishte të martohej dhe të bëhej baba në një kohë të shkurtër: “Siç i thashë babait dhe nënës sime, dua të jem një baba i ri.

Dua ta shoh djalin tim të rritet, të ketë afinitetin e gjyshërve dhe prindërve”.

Teilen: