Një gjuhë italiane të përsosur, Marcus Thuram foli fjalët e tij të para si lojtar i Interit në televizionin e klubit. Sulmuesi francez u zyrtarizua ditën e sotme si lojtari më i ri i zikaltërve, të cilin klubi e transferoi me parametra zero.
Çfarë emocionesh po përjetoni?
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, sot është një ditë e mrekullueshme.”
Ju keni lindur në Itali dhe keni qenë gjithmonë të lidhur me këtë vend, çfarë përfaqëson për ju Serie A?
“Unë e shikoj Serie A që kur isha i vogël dhe pashë shumë kampionë. Ardhja në Serie A është si të kthehesh në shtëpi për mua.”
Nuk do të jeni Thuram i parë që luan në Itali, sa i rëndësishëm është shembulli i babait tuah dhe çfrarë sugjerimesh ju dha?
“Liga italiane ka ndryshuar shumë që kur ka luajtur babai im. Por ai më ka dhënë shumë këshilla, si baba. Ai më tha të luaj me gëzim, të përfitoj nga momenti dhe të shijoj çdo moment, sepse ëndrra ime është realizuar.”
Jeni kthyer nga sezoni juaj më i mirë, madje keni luajtur në finalen e Kupës së Botës. Çfarë prisni nga kjo aventurë me fanellën e zikaltërve?
“Shpresoj të shënoj shumë gola me këtë fanellë dhe të fitoj shumë.”
Kur ishe i vogël, Ronaldo Fenomeni ishte një nga idhujt tuaj. Çfarë efekti ka tek ju të luajturit me fanellën e tij dhe sa jeni frymëzuar prej tij?
“Është një ëndërr të vesh të njëjtën fanellë si ai dhe të luaj në të njëjtin stadium. Nuk mund ta imagjinonj emocionin që do të ndjej kurtë jem në stadium me të gjithë tifozët.”
Sa të etur jeni për të luajtur para tifozëve të tu të rinj? Keni një mesazh për ta?
“Kam parë disa video në Youtube për të kuptuar se si luhen ndeshjet në San Sior. U bëj thirrje tifozëve zikaltër të më presin se po vij”, ka përfunduar intervisten e shkurtër Marcus Thuram./h.ll/abcnews.al
All of Marcus Thuram’s feelings in his first words as an Inter player 🎙️👇#ForzaInter #WelcomeMarcus
— Inter (@Inter_en) July 1, 2023