Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në sfidën miqësore Mal i Zi-Andorrë, që do të luhet nesër në orën 18:00 në Podgoricë.
Enea Jorgji do të jetë gjyqtari kryesor i kësaj ndeshjeje miqësore, ndërsa Ilir Tartaraj dhe Marjus Qose do të jenë asistentët e tij.
Arbitrat shqiptarë kanë gjykuar shumë ndeshje ndërkombëtare këtë sezon, duke u vlerësuar nga UEFA për performancën e mirë që kanë treguar.
Teilen: