• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Enea Koliçi i bashkohet Kosovës së Dusseldorfi

07/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Portieri i shquar Eneq Koliqi ka firmosur me liderin e Landesliga-s, Kosovën e Dusseldorfit.

Klubi kuqezi ka bërë të ditur se Koliqi do t’i mbrojë ngjyrat e tyre nga edicioni i ri.

“Jemi krenarë të njoftojmë transferimin e portierit të njohur Enea Koliçi, i cili do të veshë fanellën e klubit tonë duke nisur nga sezoni 2025/2026!

Koliçi, një figurë e njohur dhe me shumë përvojë në futbollin shqiptar dhe atë ndërkombëtar, vjen pas një periudhe me FC Ballkani, ku ishte pjesë e skuadrës në garat evropiane dhe elitën e futbollit kosovar.

Gjatë sezonit të fundit, ai regjistroi paraqitje në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Konferencës, duke dëshmuar edhe një herë nivelin e lartë të tij mes shtyllave.

I lindur më 13 nëntor 1986 në Shkodër, Enea Koliçi ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të suksesshme me klube si Skënderbeu, Kukësi, Flamurtari, Gjilani, dhe së fundmi me Ballkanin.

Ai ka qenë gjithashtu pjesë e Shqipërisë U21, dhe njihet për profesionalizmin, lidershipin dhe qetësinë që sjell në çdo ndeshje.

Me ardhjen e Koliçit, klubi ynë fiton jo vetëm një portier me eksperiencë, por edhe një lider të vërtetë brenda dhe jashtë fushës.

Mirë se vjen në familjen tonë, Enea – mezi presim të fillojmë një kapitull të ri së bashku!”, njofton FC Kosova.

Next Post

Klinsmann: Kane e meriton të jetë ndër favoritët për `Topin e Artë`

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.