• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Energji dhe sport në Shirokë, sportistë dhe amatorë sfidojnë veten në disiplinat sportive të “Triathlon”

08/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shiroka u kthye të dielën në arenë sportive me edicionin e 13-të të “Triathlon Labeat”, një garë që bashkon tri disiplina sfiduese: çiklizmin, vrapimin dhe notin.

Risia e aktivitetit është zhvillimi i tij si në formën individuale, ashtu edhe në stafetë, duke përfshirë rreth 80 garues këtë vit.

Pjesëmarrës nga zona të ndryshme sfiduan veten mes bukurive të Liqenit të Shkodrës dhe peizazhit piktoresk të Shirokës.

Organizatorët Elvis Bilali dhe Kliti Hoti theksuan rëndësinë e eventit për të gjallëruar Shkodrën dhe për ta bërë atë një destinacion të njohur sportiv.

“Ky aktivitet ka nisur si një iniciativë e Shkodra Sport për të zhvilluar sporte në liqenin e Shkodrës, për të promovuar sportin në përgjithësi,” tha z. Bilali.

“A ka gjë mëtë bukur që kemi pjesëmarrje jo vetëm nga Shkodra, por nga gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia. Ka edhe të huaj,” u shpreh z. Hoti.

Ndërkohë, vetë garuesit ndanë emocionet e pjesëmarrjes, duke e cilësuar një përvojë unike që ndërthur sportin me natyrën dhe bashkëpunimin.

“Triathlon Labeat” po shndërrohet çdo vit e më shumë në një traditë që sjell energji, garë dhe atraksion në pikën turistike të Shirokës.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/

Next Post

VIDEO/ Incident i pazakontë në Turqi, Lamine Yamal humb pasaportën pas fitores 6–0

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.