Thursday, 5. March 2026
Sport

Engjell Hoti vazhdon karrierën në Evropë, zyrtarizohet te klubi polak

GS 22/06/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti shqiptar, Engjell Hoti karrierën do ta vazhdojë te klubi polak, LKS Lodz.

  

Mesfushori Hoti ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin polak, shkruan lajmi.net.

Lajmi është bërë i ditur nga uebfaqja zyrtare e klubit polak në rrjetet sociale.

“Engjell Hoti është bërë lojtar i ri i ŁKS. Klubi ynë ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me mesfushorin, i cili sezonin e kaluar fitoi kampionatin shqiptar”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e klubit.

26-vjeçari i bashkohet klubit polak nga Partizani i Tiranës.

Ai më parë karrierë ka bërë edhe në Superligën e Kosovës te Llapi dhe Trepça ’89./Lajmi.net/

  


Teilen: