• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Enis Bardhi largohet nga Bodrumspori

01/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori ofensiv dhe kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, nuk do të jetë më pjesë e Bodrumsporit në sezonin e ardhshëm, pasi klubi turk zyrtarizoi ndarjen me futbollistin, pas përfundimit të kontratës.

Mesfushori ofensiv iu bashkua ekipit nga bregdeti turk gjatë afatit kalimtar të janarit, duke ardhur nga Trabzonspori, por aventura në Bodrum nuk rezultoi e suksesshme.

Klubi nuk arriti ta mbajë statusin elitar dhe ra nga Superliga, ndërsa Bardhi tashmë është i lirë të zgjedhë klub të ri.

“Falënderojmë Bardhin për kontributin e dhënë. Kontrata e tij ka përfunduar dhe i urojmë suksese në vijim të karrierës së tij,” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Në karrierën e tij, Bardhi ka mbajtur luajtur me Ujpeshtin, Levanten dhe Trabzonsporin. Suksesi më i madh në karrier për shkupjanin ishte periudha në Spanjë, që konsiderohet kulmi i karrierës së tij, ku ai u bë një nga lojtarët më të spikatur të Levantes në La Liga.

Next Post

AIK dëshiron ta “blindojë” Celinën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.