Tuesday, 28. July 2026
Sport

Enis Bardhi – mjeshtër i madh, çon në këmbë Turqinë

GS 17/03/2024 1 Min. Lesezeit

Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut, shqiptari Enis Bardhi, ka shënuar supergol për Trabzonsporin në derbin me Fenerbahcen në Stamboll.

Mesfushori ka shënuar nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra. 

Ai me një gjuajtje direkt në portë, ka shtangur portierin Dominik Livakoviçin dhe në këtë mënyrë e ngushtoi rezultatin në 1:2 në minutën e 63-të të takimit.

Fenerbahce e ka fituar takimin me rezultat 3:2 ndaj Trabzonit. 

Pas javës së 30-të, Galatasaray kryeson me 81 pikë, pasojnë Fenerbahce me 79 ,Tranzon 49, Besikttas me 46 pikë.

Teilen: