Saturday, 28. March 2026
Sport

​Enrique e konfirmon se PSG do të jetë e zënë në merkaton e janarit

GS 06/01/2024 1 Min. Lesezeit

Tanimë merkato e janarit veçse është hapur, dhe skuadrat e ndryshme nga e gjithë Evropa po tentojnë të transferojnë lojtarët e dëshiruar, për tu përforcuar për pjesën e mbetur të sezonit.

Ndër to është edhe kampioni francez, Paris Saint-Germain, për të cilin trajneri Luis Enrique e konfirmoi se po kërkon transferime të reja.

“Po, është e mundur.

Ne jemi gjithmonë të gatshëm për ta përmirësuar skuadrën tonë”, tha Enrique duke e konfirmuar se PSG do të jetë e zënë në merkaton verore.  

Teilen: