Luis Enrique është trajneri më i mirë i edicionit 2024/2025 në futboll.
Spanjolli Enrique e udhëhoqi PSG-në drejt triumfit në Champions.
Atij i ka takuar Trofeu Johan Cruyff në ceremoninë Topi i Artë.
Enrique ka fituar në konkurrencë me Antonio Conten, Hansi Flickun, Enzo Marescan dhe Arne Slotin.
Ndërkohë, holandezja Sarina Wiegman është trajnerja më e mirë e vitit.
Ajo e ka fituar Trofeun Johan Cruyff në ceremoninë “Topi i Artë”.
Wiegman është selektore e Anglisë dhe po e udhëheq atë me shumë sukses.