• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Enrique flet për vajzën e tij të ndjerë pas finales, nuk harron ta përmend edhe Mbappen

01/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Luis Enrique është një nga fituesit më të mëdhenj të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, pas triumfit historik të PSG-së.

Ky është titulli i parë evropian për klubin francez, i arritur me një dominim absolut në finale duke mposhtur Interin 5-0.

Në konferencën pas finales, trajneri spanjoll nuk e fshehu emocionin. Ai ndau gëzimin me gazetarët dhe gjeti një moment për të kujtuar vajzën e tij, Xana, e cila ndërroi jetë në vitin 2019.

“Xana është gjithmonë me mua, në fitore dhe madje edhe më shumë në humbje”, tha Enrique.

“Ajo është pjesë e familjes sime, që gjithmonë më mbështet. Nuk është koha për trishtim, ajo do të jetë gjithmonë me ne.”

Ai komentoi edhe banerin që i ishte dedikuar nga tifozët e PSG-së, duke e cilësuar si një gjest “të pabesueshëm” dhe shumë prekës për të dhe familjen e tij.

Në lidhje me Kylian Mbappe, tashmë lojtar i Real Madridit, Enrique tregoi klas duke folur për të.

“Do të na kishte pëlqyer ta kishim Mbappen, por ai zgjodhi ndryshe. Ne kemi treguar se te PSG-ja, yjet janë në shërbim të ekipit, jo e kundërta”, tha Enrique.

Pas ndeshjes, Enrique hoqi fanellën e PSG-së dhe veshi një bluzë të veçantë nga ‘Fondacioni Xana’. Në të ishte vizatuar një moment i paharrueshëm nga Berlini, që përfaqësonte emocionin dhe lidhjen familjare.

Ndërkohë, tifozët e PSG-së kishin përgatitur një surprizë në tribuna: një banderolë gjigante kushtuar Xanas dhe familjes Enrique, që përforcoi edhe më shumë ndjesinë njerëzore të këtij suksesi të madh. 

Next Post

Liverpooli i ofron 55 milionë euro për yllin e PSG-së

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.