Në një intervistë të veçantë për “SpiderCARP”, Enzo Fernández foli për shumë tema, përfshirë edhe të ardhmen e tij. Mesfushori i Chelsea pranoi se nuk do t’i pengonte aspak të luante përsëri në Argjentinë. “Dua të kthehem te River, dua të kthehem duke qenë mirë”, – tha ai pa asnjë problem.
Lajmet e fundit e lidhën gjithashtu me Real Madridin, të cilat i mohoi. Megjithatë, kur u pyet për një qytet ku do të donte të jetonte, ai deklaroi: “Më pëlqen shumë Madridi, do të më pëlqente të jetoja në Spanjë. Do të jetoja në Madrid, është qytet i ngjashëm me Buenos Aires”.
Lojtari i lindur më 2001, këtë sezon ka luajtur 46 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 12 gola dhe dhënë 6 asiste.
Teilen: