Finalja e Kupës së Mbretit nuk mund të kalonte pa polemika për gjykimin. Reali u mposht nga Barcelona dhe madrilenët ishin të frustruar nga gjyqtari kryesor, Rikardo de Burgos.
Bellingam po regjistrohej në tunel, kur tha: “Çdo gjë shkon në favorin e tyre. Çdo rast 50 me 50 shkon në favorin e tyre”. Mesfushori anglez kontestoi kështu rastet e gjykuara gjatë ndeshjes.
Rydiger, i cili u tregua gjaknxehtë dhe humbi toruan në finale, habiti këtë herë. Mbrojtësi i madrilenëve paralajmëroi Bellingam: “Mund të dëgjojnë”.
Ky episod ishte ndër ato që u bënë viral pas ndeshjes. Reali edhe pse përmbysi për një moment sfidën “El Clasico”, nuk ia doli të ruajë rezultatin.
Pamje nga tuneli: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL