• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Erald Çinari rikthehet në Superligën shqiptare!?

24/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse ende nuk ka filluar zyrtarisht merkatoja e janarit, disa nga ekipet në futbollin vendor kanë filluar të njoftojnë për largimet dhe afrimet e reja.

Lëvizjet e para ndodhën te Makedonija Gj.P, ndërsa së fundmi edhe te Voska Sport, ndërkohë siç mëson jo zyrtarisht “infOSport.mk”, një largim mund të ndodh edhe nga rradhët e Shkëndijës, skuadër kjo që stinorin pranveror do ta nis me trajner të ri, pas shkëputjes së kontratës me Ardian Nuhiun.

Erald Çinari mund të ndodh që të rikthehet në vendlindjen e tij, duke veshur fanellën e Vllaznisë së Shkodrës.

Shkodrani është parë dje në tribunat e stadiumit “Loro Boriçi”, aty ku ekipi i tij amë, shkatërroi Skënderbeun me rezultatin 5:0.

Pasi shijoi në maksimum fitoren e ish skuadrës, Çinari në fund kishte zbritur në fushë për tu përshëndetur me trajnerin Qatip Osmani, me të cilin kishte bashkëpunuar në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar te Shkëndija.

Mbetet të shihet nëse është thjeshtë një vizitë miqësore, por drejtori Osmani dhe zyrtarë të Vllaznisë nuk mund ta linin Çinarin të dilte nga stadiumi pa një “bisedë” të shkurtër.

Çinari te Vllaznia do të ishte një vlerë e shtuar për pjesën ofenzive, aty ku për momentin fjalën kryesore e ka Bekim Balaj.

Next Post

Ballkani nuk “këndellët”, barazon me Gjilanin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.