Wednesday, 13. May 2026
Sport

Erdhi momenti: Pas pak minutave, Akil Gjakova ballafaqohet në kuadër të çerekfinales në Lojërat Olimpike

GS 29/07/2024 1 Min. Lesezeit

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova pas pak do të duelojë në kuadër të çerekfinaleve në Lojërat Olimpike në Paris.

Gjakova arriti që në raundin e dytë ta mposht me Ippon austriakun Samuel Gassner për të vazhduar misionin drejt medaljes olimpike.

E tani në çerekfinale, Gjakovën e pret punë e vështirë, sepse do të përballet me italianin, Manuel Lombardon.

Ky ballafaqim do të zhvillohet pas rreth 15 minutave dhe transmetohe direkt në RTK.

/GazetaBlic Sport 

Teilen: