Trajneri Erdin Hashani është larguar nga skuta e Tefik Çankës, ekip i cili garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Hashani i ka zbuluar arsyet e largimit derisa në një postim në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” i ka zbuluar arsyet e largimit.
“Pas nje vendimi te menduar mire, kam vendosur te jap doreheqje nga pozita ime si trajner i K.F Tefik Çanges. Besoj se ne sport, ashtu si ne jete, ka parime qe nuk thyhen, vlera qe nuk negociohen dhe standarde profesionale qe duhet te respektohen. Per mua, integriteti, korrektesia dhe profesionalizmi kane qene dhe do te mbeten gjithmone mbi cdo interes tjeter. Ndonjehere, vendimi me i veshtire nuk eshte te qendrosh, por te largohesh me dinjitet, pa i shkelur parimet e tua. Faleminderit te gjitheve me te cilet kam bashkepunuar. Rruget profesionale mund te ndahen, por rrespekti do te mbetet gjithmonë”, ka shkruar Erdin Hashani.
Ai më parë i ka drejtuar edhe disa skuadra të tjera në Kosovë.
Hashani konsiderohet një ndër trajnerët më me perspektiv në futbollin kosovar.