• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Erë dhe temeperatura deri në -15 °C në Kansas, Mesi bojkoton ndeshjen e parë sezonale të Inter Majemit

18/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja mes Sporting Kansas Siti dhe Inter Majemit, e vlefshme për Champions Cup, njëri prej pesë trofeve sezonal (të cilët mund të fitohen nga Uzuni me shokë) nuk do të luhet sot në mbrmje, ndërsa takimi i kthimit i programuar të mbahet në shtatë ditë më vonë në Florida në “Chase Stadium” të Fort Lauderdale do të zhvillohet rregullisht.

Sipas “The New York Times” Lionel Mesi është takuar me drejtuesit e Inter Majemit për tu thënë se nuk kishte ndër mend që të luante ndeshjen e parë sezonale në kushte atmosferike ekstreme.

Për momentin në Kansas temperaturat kanë qenë artike me termometrin, i cili shënon -15 °C. Për ditën e takimit parashikuesit e motit kanë pranuar se era nga veriu do të bëjë edhe më të vështira kushtet atmosferike në shtetin e Misurit. Ky është motivi që ka shtyrë Mesin për ta bojkotuar këtë duel.

“Burime të sigurta më kanë thënë se Leo Mesi nuk do të luajë përballë Sporting Kansas Siti në të ftohtë. Mund të thuhet me siguri se takimi nuk dihet nëse do të mbahet”, tha gazetari i “The New York Times”, Franko Panizo, përpara se të merrej vendimi për ta shtyrë takimin në një datë tjetër.

Të dy ekipet në fjalë do të luajnë të shtunën takimet e para në sezonin e ri të MLS-së amerikane. Inter Majemi pret Nju Jork Siti, ndërsa Sporting Kansas Siti do të ndeshet me Ostin FC e Myrto Uzunit në Teksas.

Next Post

Vinicius, pronari i ri i një skuadre në Portugali

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.