Ka nga ata që e konfirmojnë (Inter, Roma, Lavio, Atalanta, Xhenoa, Leçe, Empoli, Komo dhe Parma), ata që e kanë zgjedhur tashmë, por nuk e kanë shpallur ende (Milan, Juventus, Napoli dhe Torino) dhe ata që duhet të marrin një vendim për çështjen delikate se kush do të ulet në stolin e tyre për sezonin 2024-25.
Misteret janë akoma prezentë e pas disa ditësh edhe tabloja do të jetë e plotë, ashtu si tabela e pjesëmarrësve në Serinë e re A që është pothuajse e plotësuar me ekipin e njëzetë do të dalë nga finalet e “play off”-it mes Kremonezes dhe Venecias.
TË RINJ – Pekia dhe Fabregas do të jenë dy debutuesit në kampionatin italian për sezonin e ri. Dy ish-mesfushorët kanë tejkaluar çdo pritshmëri me Parmën dhe Komon e që nga gushti do të duhet të konfirmojnë rritjen. Objektivi do të jetë mbijetesa për të dy, por me organikat që kanë mund të rezervojnë surpriza. Shumë dyshime për stolin e Bolonjës ku kandidatët janë tre, por edhe për Monzën ka konkurrencë pasi 4 teknikë luftojnë për një post, ashtu siç po ndodh gjithashtu me Kaljarin pas largimit të Ranierit.
KONFIRMIME – Nëse Interi dhe Atalanta i besojnë trajnerëve që u dhuruan trofe, të njëjtën gjë do të bëjnë të mbijetuarat e momentit të fundit si Verona, Empoli dhe Udinezes që do t’i besojnë respektivisht Baronit, Nikolës dhe Kanavaros. Diskutim i njëjtë edhe te Roma pavarësisht mbetjes jashtë zonës Champions, ndërkohë që edhe te Lacio kanë vendosur të ruajnë me forcë zgjedhjen e Tudorit.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL