Federata e Futbollit të Kosovës ka vazhduar të ndajë çmimin “Ylli i Javës”.
Në xhiron e 5-të të Albi Mall Superligës ky çmim i ka takuar mesfushorit të KF Llapi , Ergyn Ahmetit.
“Jam i lumtur për këtë çmim në aspektin personal por edhe në aspektin ekipor, pasi që kjo është një shtytje e madhe të vazhdojmë punën me përkushtim. Kampionati është i gjatë por ne kemi filluar mirë dhe do të fokusohemi që nga loja në lojë të marrim pikët maksimale dhe të tregojmë futboll të bukur. Falënderoj shokët e ekipit, stafin dhe tifozët për përkrahjen e vazhdueshme, gjë kjo e cila më ka ndihmuar që të adaptohem shumë shpejt me qytetin e Podujevës dhe ekipin e K.F. Llapi ” ka thënë Ahmeti për faqen zyrtare të FFK-së, pas pranimit të çmimit.