Erik Ten Hag duket se është shumë pranë shkarkimit nga stoli i Mançester Junajtid, me holandezin që e mbylli në vendin e fundit në grup Ligën e Kampionëve.
Forma në kampionat lë gjithashtu për të dëshiruar, pasi “Djajtë” kanë grumbulluar vetëm 27 pikë në 16 ndeshje.
Kështu në “Old Trafford” po flitet për një emër të ri që pritet të ulet në stolin e Junajtid dhe bëhet fjalë për ish-teknikun e Çelsit, Graham Poter.
Anglezi u ul në stolin e “Bluve” të Londrës vetëm një vit më parë dhe nuk arriti të përmbushte asnjë pritshmëri. Për këtë arsye u shkarkua pa u mbyllur sezoni.
PANORAMASPORT.AL