• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Eriksson realizon ëndrrën, trajneri suedez drejton skuadrën e Liverpool në miqësore

24/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Nuk do të ecësh kurrë vetëm”. Këtë herë himni i famshëm i tifozëve të Liverpulit iu dedikua Sven Goran Eriksson, trajnerit të famshëm të fubollit, që vuan një një sëmundje e rëndë. Rreth dy muaj më parë tekniku zbuloi se nuk i mbetet edhe shumë për të jetuar, ndërsa tregoi se në karrierën e tij 40-vjeçare, kishte vetëm një ëndërr të parealizuar, atë për të drejtuar skuadrën e Liverpool.

Në futboll gjithçka është e mundur dhe klubi anglez ia plotësoi këtë dëshirë, duke i besuar pankinën në ndeshjen mes legjendave të “Të Kuqve” dhe atyre të “Harkëtarëve” të Ajax Amsterdam, një sfidë e veçantë dhe një nderim për Eriksson, që jetoi korin e “Anfield Road” të gjithin si dedikim për të.

Nën drejtimin e tij, “yjet” e së shkuarës së Liverpool fituan me rezultatin 4-2, por asgjë nuk krahasohet me ovacionet e vazhdueshme në drejtim të trajnerit suedez. Erikson zbuloi se nuk ka edhe shumë kohë për të jetuar, por ashtu si në futboll edhe në jetë mrekullitë mund të ndodhin.

Gjithsesi, në këtë sfidë të madhe dhe më të vështirën e jetës së tij, Sven Goran Eriksson nuk do të jetë vetëm. Kori i tifozëve të Liverpool, që këndonte “You Will Never Walk Alone” do ta shoqërojë deri në fund. /i.m /abcnews.al

Next Post

Të mahnitur pas “yllit” francez, Chelsea e United në garë për Olise

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.