Në vigjilje të derbit të Manchester-it, Erling Haaland ka dhënë një intervistë për mediet britanike ku ka saktësuar se përse skuadra e tij tashmë ka hyrë në një epokë tjetër edhe pse është nën drejtimin e të njëjtit trajner prej vitesh.
Për sulmuesin norvegjez lojtarët e City-t duhet që të adaptohen disi me realitetin e ri pasi largimi i lojtarëve si Kevin De Bruyne, Ilkay Gundogan, Kyle Walker, Ederson dhe Manuel Akanji, të cilët të gjithë së bashku kanë fituar 25 tituj Premier League, nuk është i lehtë për tu metabolizuar.
“Shumë lojtarë janë larguar dhe disa të tjerë kanë ardhur dhe për këtë arsye lojtarë si puna ime, të cilët kemi qenë në klub prej kohësh, duhet që të bëjnë një hap përpara e të marrim më shumë përgjegjësi”, tha Haaland.