Sunday, 17. May 2026
Sport

Erling Haaland ndëshkon “pulëbardhat” e Brighton!

GS 21/10/2023 1 Min. Lesezeit

Erling Haaland ndëshkon “pulëbardhat” e Brighton!

“Qytetarët” e Manchester City duket të jenë vërtetë të papërmbajtshëm mesditën e kësaj të shtune, teksa vetëm 12 minuta pas golit të parë kanë arritur të dyfishojnë shifrat ndaj “pulëbardhave” të Brighton.

Nga një gabim në mbrojtjen e miqve përfiton “bomberi” norvegjez, Erling Haaland, i cili pasi rrëmben topin driblon vetëm pak metra.

Ai me një goditje potente nga jashtë zonë tund rrjetën e portierit Steele. Rezultati shkon në 2 me 0.

Teilen: