Monday, 30. March 2026
Sport

Ermal Krasniqi afër largimit nga Cluj, kërkohet nga skuadra e njohur arabe

GS 27/08/2023 1 Min. Lesezeit

CFR Cluj mund të humbasë një lojtar të rëndësishëm. Ermal Krasniqi, futbollisti kosovar është në radarin e skuadrës së Al-Riyadh nga Arabia Saudite.

Krasniqi ka shansin të bëhet pjesë e një kampionati të mbushur me talente të njohura botëror. Gjatë kësaj periudhe kalimtare, emra të mëdhenj si Karim Benzema, N’Golo Kante, Koulibaly, Roberto Firmino apo Edouard Mendy i janë bashkuar kampionatit saudit, ku tashmë aktivizohet ylli Cristiano Ronaldo.

  

Sipas informacioneve të ‘prosport.ro’, fati i Krasniqit mund të kryqëzohet me atë të Ronaldos, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, nëse realizohet transferimi te skuadra e sapo promovuar, Al-Riyadh.

Por ka një problem në negociata. Zyrtarët e CFR Cluj nuk janë dakord me mënyrën e pagesës të propozuar nga sauditët për transferimin e lojtarit

. Ata kërkojnë që shuma të paguhet me disa këste, një ide e refuzuar kategorikisht deri më tani./Lajmi.net/

  

  


Teilen: