Legia Warsaw ka vendosur të mos e aktivizojë klauzolën e blerjes për sulmuesin kosovar Ermal Krasniqi, i cili ishte i huazuar nga Sparta Prague deri në fund të sezonit.
Klubi polak e konfirmoi lajmin përmes një komunikate zyrtare, duke bërë të ditur se Krasniqi do të rikthehet në Çeki pas përfundimit të sezonit 2025/26.
“Ermal Krasniqi po largohet nga Legia e Varshavës. Pas përfundimit të huazimit nga Sparta e Pragës, ai do të rikthehet te klubi çek”, thuhet në njoftimin e Legias.
Klubi nga Varshava e falënderoi futbollistin kosovar për kontributin e dhënë dhe i uroi sukses në vazhdimin e karrierës.
Krasniqi iu bashkua Legias gjatë këtij sezoni, pasi kishte kaluar më parë te FC Ballkani, klub me të cilin shkëlqeu në futbollin kosovar dhe në garat evropiane.
Ndërkohë, Legia e ka përmirësuar formën në javët e fundit dhe është larguar nga zona e rrezikut, por nuk ka më mundësi reale për të siguruar një vend që dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm.