• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ermal Krasniqi në formacionin e javës në Poloni – performancë fantastike me Legia Varshavën

04/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu si çdo javë në ligat kryesore evropiane, pas përfundimit të xhirove shpallen formacionet më të mira sipas paraqitjeve individuale të futbollistëve.

Në kampionatin elitar të Polonisë (Ekstraklasa), këtë javë është publikuar 11-shja më e mirë, dhe në të ka zënë vend edhe një emër nga futbolli kosovar.


Banner

Bëhet fjalë për Ermal Krasniqin, sulmuesin e shpejtë të Legia Varshavës, i cili zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në fitoren kundër Widzew Łódź. Futbollisti gjilanas ishte ndër më aktivët në fushë, duke shënuar një gol të bukur dhe duke qenë vazhdimisht rrezik për mbrojtjen kundërshtare.

Kjo paraqitje e jashtëzakonshme nuk ka kaluar pa u vërejtur nga faqja e njohur e statistikave “Sofascore”, e cila e ka vlerësuar Krasniqin me notën e lartë 8.3, një ndër më të mirat e javës në ligë.

Ky është edhe një tjetër tregues se Krasniqi po bëhet një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Legias, ekip që tradicionalisht lufton për titullin kampion në Poloni dhe ka një bazë të gjerë tifozësh.

27 vjeçari këtë sezon në 12 ndeshje në të gjitha garat, me 571 minuta të luajtura ka arritur të shënojë dy gola. /ATVLIVE.TV

Next Post

Berisha më i vlerësuari në ekipin e xhiros në Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.