Ernest Muçi është i pandalshëm në këtë edicion në Turqi, ku skuadra e Trabzonsporit varet shpesh nga forma e tij po aq sa e një emri si Mohamed Salah. Kjo u pa qartësisht në ndeshjen e sotme të Trabzonspor ndaj Rizespor në transfertë.
Pas pjesës së parë, Rizespor kryesonte 2-0, por në pjesën e dytë u “ndez” Muçi. Fillimisht me një driblim mes lojtarëve, duke kaluar Qazim Laçin, ai hyri në zonë dhe dha asistin për golin e Kabasakal në minutën e 49.
Vetëm dy minuta më vonë, një pasim i tij i shkëlqyer nxori Simsir të vetëm para portës, me futbollistin që nuk gaboi duke barazuar shifrat.
Në minutën e 57, Muçi plotësoi kryeveprën me një aksion nga e djathta, duke gjuajtur dhe duke gjetur devijimin e portierit, por me Frankulino i cili u tregua i aftë të shtynte topin në rrjetë.
Kësisoj falë kontributit të Muçit, ndeshja u kthye përkohësisht nga 2-0 për Rizespor, në 3-2 për Tranbzonspor.
Në minutën e 83-të, erdhi edhe asisti tjetër i sulmuesit me një top të gjatë për Frankulino i cili e çoi përsëri në rrjetë duke vulosur shifrat 4-3 me të cilat Trabzonspor .