Ylli i Trabzonsporit, Ernest Muçi, debutoi në ndeshjen çerekfinale të Kupës kundër Samsunspor. Mesfushori sulmues 25-vjeçar ndau mendimet e tij pasi siguroi një vend në gjysmëfinale.
Trabzonspor mposhti Samsunsporin 3-1 me penallti, pasi ndeshja përfundoi 0-0 si në kohën e rregullt ashtu edhe në shtesë. Në gjysmëfinale do të përballet me Gençlerbirliği.
Muçi, i cili u rikthye nga një dëmtim dhe hyri në fushë si zëvendësues në vend të Zubkov në minutën e 72-të, tha pas ndeshjes:
“E dinim që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë. Çdo ndeshje është e vështirë në këtë fazë dhe luajtëm kundër një skuadre të mirë. Nuk është e lehtë të luash këtu, por jam shumë i lumtur për ekipin. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Jemi në gjysmëfinale. Duam të fitojmë gjysmëfinalet dhe të shkojmë në finale”.
Rikthimi nga dëmtimi – “Pata një dëmtim të vogël. Nuk munda as të ecja për një ose dy javë dhe ishte e vështirë për mua, por po ndihem më mirë ditë pas dite. Koha ime e lojës po rritet gradualisht. Dua ta ndihmoj më shumë ekipin duke marrë më shumë kohë loje”.
Performanca – Ylli 25-vjeçar shqiptar ka lajtur 36 ndeshje për Trabzonspor këtë sezon, duke kontribuar me 13 gola dhe 8 asiste. Muçi, i cili pësoi një dëmtim ndërsa ishte në detyrë me ekipin kombëtar, nuk mundi të luante në tre ndeshjet e fundit të ligës.