Saturday, 4. April 2026
Sport

Ernest Muçi në superformë, sulmuesi shqiptar protagonist në fitoren e Trabzonsporit

GS 07/12/2025 1 Min. Lesezeit

Ernest Muçi në superformë. Sulmuesi shqiptar shënon sërish me fanellën e Trabzonsporit në kampionatin turk.

24-vjeçari ka shënuar dy gola në fitoren 2-1 të skuadrës së tij në transfertë përballë Goztepes.

Muçi ka qenë protagonisti i sfidës, duke i dhënë një fitore të çmuar Trabzonsporit.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar 5 gola në 3 ndeshjet e fundit që ka luajtur në kampionatin turk.

Teilen: