Është thjesht spektakolar! Ernest Muçi nuk është mjaftuar me asistin e dhënë në fundin e pjesës së parë, ndërsa këtë herë ka shënuar një supergol, në ndeshjen që Trabzonspor po fiton 2-0 përballë Gaziantep.
Ylli i Shqipërisë gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 62-të, falë një gjuajtje kalibrore me të djathtë e cila nuk i la vend për reagim portierit të miqve.
Ky është dhe goli i tretë sezonal që shënon Muçi në të gjitha kompeticionet, ndërsa për numër asistesh mban rekord, i 9-ti për pogradecarin.
Teilen: