Tuesday, 24. March 2026
Sport

Ernest Muçi nuk di të ndalet, talenti i Kombëtares gjen golin në ndeshjet europiane

GS 10/08/2023 1 Min. Lesezeit

Legia e Varshavës ka luajtur ditën e sotme ndeshjen e parë të turit të 3-të të Conference League. Ekipi polak ku aktivizohet Jurgen Çelhaka dhe Ernest Muçi u mundën nga Austria e Vienës 1-2.

Muçi ishte një nga protagonistët e kësaj sfide, pasi shënoi golin e vetëm për Legian. Një pikë kyçe për ekipin polak dhe që vlerësohet shumë dhe nga trajneri.

Kujtojmë që Muçi ditët e fundit është lidhur me një transferim në Spanjë tek Celta Vigo në elitën e futbollit spanjoll.

Teilen: