Thursday, 19. March 2026
Sport

Ernest Muçi nuk ndalet, shënon dy gola të bukur për Legian

GS 03/09/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, po shkëlqen në fanellën e Legia Varshavës.

Ai ka realizuar dy gola në fitoren 3:1 të Legias ndaj Widzew Lodz në ndeshjen e javës së pestë të elitës së futbollit polak.

  

21-vjeçari shënoi në minutën e gjashtë të takimit teksa shfrytëzoi në maksimum një pasim nga portieri i tij.

I gjendur përballë portës kundërshtare, ish-futbollisti i Tiranës nuk fali dhe shënoi golin e tij të parë në kampionatin polak teksa më herët kishte shënuar vetëm në kualifikueset evropiane për Legian.

Golin e dytë Muçi e shënoi me një goditje breza zonës në minutën e 75-të.

Legia i prinë renditjes me 13 pikë të mbledhura.

Muçi konsiderohet një ndër lojtarët më të talentuar shqiptar.

Ai është ftuar nga përzgjedhësi i Shqipërisë Sylvinho për ndeshjet e shtatorit ndaj Çekisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikimet e Botërorit që organizohet vitin që vjen në Gjermani.

 

  

  


Teilen: