• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, August 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ertan Demiri e përmend edhe Kosovën: Nuk mund ta kuptoj pse Gostivari u largua nga fusha!

30/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish – futbollisti i Shkupit, Shkendijës, Rabotniçkit, Vardarit dhe ish- anëtari i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Ertan Demiri, ende nuk e ka kuptuar pse skuadra shqiptare Gostivari e ka braktisur fushën në minutën e 85-të në duel me Rabotniçkin  në kuadër të javës së 29-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Ish – drejtori sportiv i Gjilanit, ka thënë për mediumin maqedonas “Sportsport”: “Sinqerisht nuk mund ta kuptoj pse Gostivari u largua nga fusha.

Sado që kërkoj një justifikim, nuk po gjej dot. Jam po aq i befasuar sa të gjithë të tjerët në futboll.

Klubet e mëdha nuk e bëjnë këtë.

Ka ulje-ngritje, kështu është në futboll. Shkupi, Vardari, Shkendija, Rabotniçki dhe të tjerë kanë humbur dhe kanë qenë në situata më të vështira, por as që e nuk e kanë menduar të heqin dorë nga lufta e tyre në fushë. Ky akt i Gostivarit, për ta thënë më butë, nuk është sportiv.

Ka gabime referimi kudo, e kam parë në Kosovë, por kjo nuk është mënyra se si sillet një klub. Pse po e bën Gostivari këtë? Jam i shokuar!”.

Next Post

Akti i parë i një përballje spektakolare, publikohen formacionet zyrtare të Barcelona-Inter

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.