Një deklaratë e Ervin Bulkut në mediat kroate(gjithmonë nëse ka ndodhur) ka shkaktuar jo pak zhurmë. Ish-mesfushori, tani në rolin e zv-trajnerit të Kombëtares ka shprehur mbështetje për Hajdukun e Splitit, kundërshtari i Dinamos në Ligën e Konferencës. Klubi kryeqytetas ka reaguar me një deklaratë zyrtare ku kërkon sqarime nga ana e Bulkut.
Reagimi i Dinamos:
Klubi i Dinamo City shpreh indinjatën në lidhje me një deklaratë në median sportive të zëvendëstrajnerit të Kombëtares shqiptare, z.Ervin Bulku. Është krejtësisht e pahijshme dhe e turpshme për futbollin shqiptar që një pjesëtar i stafit të Kombëtares të dalë kundër një ekipi shqiptar që luan në kompeticionet europiane, duke thënë se mbështet kundërshtarin e Dinamo City.
Shpresojmë që kjo deklaratë të jetë e pavërtetë dhe që z.Bulku të sqarojë gjithçka publikisht sa më shpejt.