Çerek ore janë shumë pak për një notë dhe ky ishte rasti i Medon Berishës. Kapiteni i Leçes në ekipin e të rinjve regjistroi prezencën e dytë në Serinë A duke luajtur disa minuta cilësore kundër kuqezinjve të Milanit kur rezultati ishte vendosur 3-0.

Me sa duket milanezët i sjellin fat, duke qenë se debutimi i 20-vjeçarit në kampionatin italian erdhi pikërisht kundër Interit. Edhe pse me pak përvojë, në ditët e fundit emri i tij është përmendur për një transferim te Juventusi. Gjatë verës do të mësojmë më shumë.
PANORAMASPORT.AL
Teilen: