Skuadra e Kompany fitoi titullin 4 ndeshje para fundit të kampionatit dhe tani ëndërron tripletën.
Fitore përfundimtare këtë herë. Bajerni mundi me përmbysje 4-2 Shtutgaritn dhe u certifikua kampion Gjermanie. Bavarezët, plus 15 pikë nga Borusia Dortmund, u shpallën kampionë 4 javë para fundit. Vendimtarë ishin golat e Guerreiro, Nicolas Jackson, Davies dhe Kane.
Tani ëndrra e kampionëve të Gjermanisë është të fitojnë edhe Kupën (të mërkurën luhet gjysmëfinalja kundër Leverkusen) dhe Championsin (28 prill dhe 6 maj dy sfidat gjysmëfinaliste ndaj PSG). Në dy raste, 2013 dhe 2020, bavarezët ia kanë dalë të fitojnë tripletën.
Është titulli i 35-të për Bajernin, një arritje që e lejon këtë skuadër të shkojë +29 tituj nga Gladbach e Dortmund, dy skuadrat më fituese pas bavarezëve. Të fitosh titullin në Mynih është si të hedhësh një monedhë: Bajerni ka dalë kampion në 53% të rasteve (34 herë në 64 kampionate). Nga sezoni 1996-1997 deri më sot ka triumfuar në 22 raste nga 30 (përqindja e suksesit është 73%) dhe ka dalë në vend të 2-të 4 herë.
Gjatë merkatos së verës u blenë Luis Diaz dhe Tah, mes më të mirëve. Ka zhgënjyer Nicolas Jackson, që me shumë mundësi nuk do të blihet. Mirë kanë bërë të rinjtë Bischof dhe Karl. Për Neuer mund të ketë qenë titulli i fundit. Portieri është i vetmi që ishte në ekip në sezonin 2012-13, i pari nga 9 titujt radhazi.