• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, January 13, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Është e pamundur”, zbulohet mesazhi që Xabi Alonso ia dërgoi drejtuesve të Real Madridit

13/01/2026
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Largimi i Xabi Alonsos nga stoli i Real Madridit i habiti lojtarët e klubit mbretëror, të cilët e mësuan lajmin nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

Megjithatë, reagimet nuk munguan, mesazhe mirënjohjeje dhe respekti filluan të mbërrinin pothuajse menjëherë.

Fabrizio Romano raporton se Xabi u dërgoi një mesazh drejtuesve të klubit, duke thënë se klubi nuk duhet të jetë gjithmonë në anën e futbollistit.

“Nuk mund t’u japësh lojtarëve kaq shumë pushtet. Është e pamundur që trajneri të sundojë në dhomën e zhveshjes nëse klubi është gjithmonë në anën e lojtarëve”, raportoi medium La SER.

Gjatë pasdites dhe mbrëmjes të së hënës, pasuan lamtumirat për futbollistët e Realit nga Kylian Mbappe, te Arda Guler, Rodrygo, Asencio, Federico Valverde, Fran Garcia, Antonio Rudiger, Alvaro Carreras, si dhe kapiteni Dani Carvajal, i cili shkurtimisht tha “Faleminderit për gjithçka, shef”.

Deri në mesnatë, nga lojtarët që janë aktualisht në ekip, shtatë lojtarë nuk i kanë thënë lamtumirë Xabit, përkatësisht Vinicius Junior, Eder Militao, Trent Alexander-Arnold, Ferland Mendy, Jude Bellingham, Brahim Diaz dhe Franco Mastantuono.

Next Post

Vedat Muriqi në vendin e 20-të në garën për “Këpucën e Artë”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.