Saturday, 23. May 2026
Sport

Është i preferuari i Ibrahimoviç dhe Monkadës, te Milani planifikojnë të ardhmen me Igli Taren duke filluar nga trajneri

GS 03/03/2025 2 Min. Lesezeit

Në Itali thuajse të gjithë duken të sigurt se Igli Tare është emri i përzgjedhur nga drejtuesit e Milanit për postin e drejtorit t sportiv të skuadrës. Një emër që duhet të kthejë në shina Milanin nëpërmjet zgjedhjeve në merkato, pasi duket qartësisht se në dritaret e fundit, që pas largimit të dyshes Maldini-Masara, është vepruar në mënyrën më të gabuar.

tare ibra

Mediat kryesore sportive italiane insistojnë se Tare është emri i përzgjedhur, ndonëse ish-drejtori i Juventusit, Fabio Paratiçi, mbetet një kandidat tjetër në garë. Por të njëjtat burime theksojnë se vetë Zlatan Ibrahimoviç është ai i cili ka insistuar për Taren gjatë bisedave me Xherri Kardinalen, pasi pëlqen eksperiencën që ka në futbollin italian, si dhe karakterin e përkushtimin ndaj punës.

Edhe Xhefri Monkada, e sheh Taren si personin e duhur për të punuar përkrah tij, për të ndërtuar Milanin e të ardhmes, që përfshin emrat në fushë, por edhe atë në pankinë. Klubi ka konfirmuar Konseisaon për momentin dhe duket se do të qëndrojë e njëjta zgjedhje deri në fund të sezonit. Por më pas, në verë, do të jetë pikërisht në dorën e Tares dhe Monkadës që të gjejnë dhe bindin një lider të ri për pankinën, me një emër mbi të gjithë që tërheq klubin kuqezi, Roberto De Zerbi.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: