Wednesday, 13. May 2026
Sport

Është makth i Realit, trajneri Flik: Do të më duhet të bëj analiza për zemrën

GS 12/05/2025 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, ka qenë shumë i lumtur pas triumfit 4-3 kundër Realit në një ndeshje të çmendur. Një gëzim legjitim, veçanërisht pasi ekipi i tij vinte nga 120 minuta betejë në Champions kundër Interit dhe e nisi ndaj Realit me 2 gola në disavantash.

flik

“Kjo është për të gjithë tifozët dhe lojtarët. Është fantastike. Madridi ka një ekip të shkëlqyer. Ne arritëm të riktheheshim nga disavantazhi 2-0 pas ndeshjes me Interin, pas më shumë se 120 minutash. Nuk ishte e lehtë të përballeshim me këtë, dhe ne luajtëm shumë mirë.

Do të duhet ta kontrolloj zemrën time. Me siguri një analizë do të ishte mirë”, tha mes batutash trajneri i Barcelonës. Fitorja ka mbuluar shumë “gropa” të Barcelonës, por Flik e di mirë.

“Mendoj se duhet të përmirësohemi shumë, në mbrojtje. Kur bëjmë presion, gjithçka shkon mirë, por kur bën një gabim, veçanërisht në atë golin e parë, gjithçka ndërlikohet. Kishim lojtarë të shkëlqyer përpara nesh. Nuk është justifikim, por duhet të analizojmë gjithçka me seriozitet”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: