• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Është më i miri i Holandës”, legjenda e “Tulipanëve” këshillë për Depay: Mos e frekuento aq shpesh palestrën

29/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu si shumë Kombëtare të tjera, edhe “Tulipanët” e Holandës janë në pritje të nisjes së Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, me djemtë e Ronald Koeman, të cilët janë shortuar në grup goxha të vështirë, në grupin D, ku së bashku me ta janë edhe “Gjelat” e Francës, “Shqiponjat e Bardha” të Polonisë dhe Austria.

Pavarësisht vështirësisë të shumtë janë ata që mendojnë se Holanda do të kaloj më tej, teksa një prej legjendave të “Tulipanëve”, Rafael van der Vaart, theksoi se Kombëtarja e tij ka shanse të zhvillojë një europian pozitiv, megjithatë sipas ish-mesfushorit të Real Madrid, shumë gjëra do të varen edhe nga forma e “fantazistit”, Memphis Depay, për të cilin pati një këshillë të veçantë.

“Depay është padyshim lojtari më i mirë i Holandës. Nëse në verë do të jetë në formë, atëherë Holanda do të ketë shanset e saj në këtë turne, përndryshe nuk shoh asnjë mundësi për kombëtaren tonë. Memphis ka shumë kualitet, por më duket se ka më shumë muskuj se sa duhet. Për mendimin tim do të ishte më mirë që të mos e frekuentonte aq shpesh palestrën”,- u shpreh ish-“dirigjenti” i mesfushës “tulipane”. /i.m /abcnews.al

Next Post

Besëlidhja… sa pranë, sa larg…!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.