Friday, 13. February 2026
Sport

“Është një Shqiponjë e vërtetë”, presidenti i Besiktasit vlerëson Asllanin në ditën e prezantimit

GS 13/02/2026 2 Min. Lesezeit

Një ceremoni nënshkrimi u mbajt në stadiumin “Tupras” për Yasin Özcan, Kristjan Asllanin, Junior Olaitan, Hyeongyu Oh, Emmanuel Agbadou, Amir Murillo dhe Devis Vasquez, të cilët iu bashkuan Besiktasit gjatë merkatos së dimrit 2025-26. Në ceremoni morën pjesë Presidenti i klubit turk Serdal Adali dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve. Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Koresë në Stamboll, Woo Sung Lee, ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit.

“Asllani është një lojtar i ri dhe premtues. Ai është një lojtar me cilësi të lartë dhe Interi, një nga klubet më të rëndësishme në botë, e njohu potencialin e tij dhe e nënshkroi. Ne e kemi sjellë në ekipin tonë me një huazim gjashtëmujor, por besojmë se ai do të luajë mirë këtu, do të qëndrojë me ne dhe do të vazhdojë të kontribuojë te Beshiktasi në vitet e ardhshme. Që nga dita që mbërriti, ai ka treguar përshtatje të shkëlqyer me frymën dhe emocionet e Beshiktashit.

Quhet Asllani, por ai është një Shqiponjë e vërtetë. Shpresojmë se ai do të bëhet një pjesë e rëndësishme e Beshiktashit; jemi shumë të lumtur që e kemi këtu. Gjithashtu e mirëpres Kristijanin në familjen tonë të madhe të Beshiktashit dhe i uroj suksese”, ka thënë për mesfushorin shqiptar presidenti i Besiktasit.

Teilen: