Thursday, 17. September 2026
Futboll

“Është vërtet e mjerueshme të fitosh para nga kjo gjë”, Jurgen Klopp nuk përmbahet aspak

GS 17/09/2026 2 Min. Lesezeit

Jurgen Klopp bëri të ditur ditën e sotme dy listat me 44 lojtarë të grumbulluar për 4 ndeshjet e Gjermanisë në Ligën e Kombeve. Si gjithmonë i drejtpërdrejtë, Klopp nuk u kurse aspak ndaj dy medieve kryesore në Gjermani, BILD dhe Kicker, të cilat zbuluan disa nga emrat e ftuar për këto ndeshje që të mërkurën.

Kjo gjë nuk i pëlqen aspak Klopp-it, i cili tha se nuk i kupton motivet e nxjerrjes së informacionit për skuadrën në media. Një nga surprizat më të mëdha në listat e Klopp ishte përfshirja e Felix Keidel, emri i të cilit u zbulua që ditën e djeshme nga dy mediet e përmendura më sipër.

“Është vërtet e mjerueshme të fitosh para duke nxjerrë në publik një listë lojtarësh që do të thirren në kombëtare. Fola me Keidel-in për faktin se informacioni kishte dalë tashmë dhe se si kishin qenë 17 orët e fundit për të. Kjo është në fakt mjaft e çuditshme. Nga ana tjetër, nuk më shqetëson fakti që informacioni doli. Thjesht mendoj se është diçka e trishtueshme”, tha Klopp.

Teilen: