Friday, 10. April 2026
Sport

Është zyrtare, Kosova e 80-ta në renditjen botërore të FIFA-së

GS 19/11/2025 1 Min. Lesezeit

Me përmbylljen e ciklit kualifikues për Botërorin 2026, Kombëtarja e Kosovës dëshmon qartë rritjen dhe progresin e saj.

Renditja në vendin e 80-të në botë shënon pozicionin më të lartë që nga pranimi në FIFA, para 9 vitesh.

Kjo renditje e re është dëshmi se puna, përkushtimi dhe besimi po japin rezultate.

Rrugëtimi vazhdon në “play-off”-in e muajit mars, me ambicie edhe më të mëdha.

Teilen: