Monday, 13. July 2026
Sport

ESPN për Granit Xhakën: Është ikonë e futbollit zviceran, mund të mos luajë më në Botëror

GS 13/07/2026 2 Min. Lesezeit

Njëra nga platformat më globale të sportit në botë, ESPN i ka bërë një dedikim të rrallë futbollistit me prejardhje kosovare të Zvicrës, Granit Xhaka.

“Një largim nga ky Kampionat Botëror që mund të kalojë pa shumë vëmendje: Granit Xhaka, një nga anëtarët e fundit të brezit të artë të Zvicrës, ku bënin pjesë edhe Xherdan Shaqiri, Yann Sommer, Stephan Lichtsteiner, Fabian Schär dhe të tjerë”, thuhet në këtë dedikim, të postuar në Facebook të ESPN FC, transmeton KosovaPress.

“Në Botërorin e tij të katërt, Xhaka arriti fazën më të avancuar të karrierës së tij. Në vitin 2030 ai do të jetë 38 vjeç, ndaj ekziston mundësia që ky të ketë qenë paraqitja e tij e fundit në skenën më të madhe të futbollit. Respekt për një ikonë të futbollit zviceran”, përfundon postimi.

Xhaka dhe Zvicra e tij humbën në çerekfinale të kupës së botës nga Argjentine, me rezultatin 1 me 3. Kjo ishte e arritura më e madhe e kombëtares së “shtetit të bankave” që nga Mundiali i vitit 1954.

10-shja helvetike është njëri nga futbollistët më të mirë që ka pasur kjo kombëtare, krahas Shaqirit, Sommerit dhe Lichtsteinerit. Ai ka zhvilluar më së shumti ndeshje për Zvicrën, si lojtar senior.

Teilen: