Friday, 27. March 2026
Futboll

Estevao: Më kërkuan disa klube të Premier League, ja përse zgjodha të luaja me Chelsea

GS 04/03/2026 2 Min. Lesezeit

Sulmuesi brazilian Estêvão zbuloi se ai ishte joshur nga disa klube të Premier League përpara se të njoftohej transferimi i tij prej 29 milionë stërlinash te Chelsea në vitin 2024.

Sipas “The Sun”, konkurrenca për të siguruar lojtarin ishte e ashpër: Manchester United, Tottenham dhe Nottingham Forest thuhet se u përpoqën deri në minutën e fundit të mbyllnin marrëveshjen me Palmeiras përpara se djali të zgjidhte “blues”.

Talenti 18-vjeçar e shpjegoi kështu zgjedhjen e tij: “Familja ime takoi klube të tjera, por ai që më tërhoqi vëmendjen ishte Chelsea. Projekti i Chelsea ishte i ndryshëm sepse është një ekip që të jep më shumë mundësi për të luajtur“.

Ish-ylli i Palmeiras është shumë i qartë për të ardhmen e tij në “Stamford Bridge” dhe ambiciet e tij personale. “Mendova se Chelsea do të ishte e ardhmja e përsosur për mua sepse do të më garantonte më shumë minuta”, tha Estevao.

Më tej, ai komentoi: “Dua të jem ndër lojtarët më të mirë në botë. E di potencialin tim dhe çfarë mund t’i ofroj Chelsea dhe sigurisht, e di se çfarë do të thotë të jesh ndër lojtarët më të mirë në botë.”

Teilen: